Ra në liqen me kamion, nxirret trupi i pajetë i shoferit 37-vjeçar (Emri)
Pas disa orësh kërkime, është nxjerrë i pajetë shoferi 37-vjeçar që ra me kamion në liqenin e Kukësit.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme, pak orë pas një tjetër ngjarje tragjike po në këtë liqen ku humbi jetën një 16-vjeçar që kishte hyrë për t’u larë.
Pas disa orësh kërkime, polumbarët e Renea-s kanë gjetur trupin e pajetë të Ferit Lleshit, 37 vjeç.
“Polumbarët e Reneas pas disa orësh kërkime gjejnë dhe njerrin trupin e pajetë të shtetasi F.Ll., i cili duke drejtuar mjetin tip kamion, doli nga rruga dhe ra në liqen,” njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



