E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Radhë kilometrike në aksin Librazhd–Elbasan, qarkullimi i bllokuar
Lajme

Radhë kilometrike në aksin Librazhd–Elbasan, qarkullimi i bllokuar

Qarkullimi në aksin Librazhd–Elbasan është paralizuar sot për disa orë, duke krijuar rreshta kilometrike automjetesh dhe duke bllokuar lëvizjen e qindra drejtuesve.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, trafiku është bërë pothuajse i pakalueshëm, ndërsa automjetet kanë mbetur të ngujuara në radhë të gjata që shtrihen në të gjithë segmentin kryesor.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkakun e bllokimit, por paraprakisht dyshohet për një defekt të një mjeti të rëndë ose punime të papritura në rrugë, të cilat kanë sjellë ngadalësim ekstrem të qarkullimit.

Drejtuesit e mjeteve raportojnë se po presin në rreshta për më shumë se dy orë, ndërsa nuk ka asnjë informacion mbi afatin e normalizimit të lëvizjes.

Autoritetet ende nuk kanë reaguar për situatën, ndërsa trafiku në zonë vijon të jetë i paralizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.