Radhë kilometrike në pikën kufitare të Muriqanit/ Qytetarët apelojnë për zgjidhjen e situatës
Qindra shqiptarë emigrantë kanë zgjedhur të kthehen në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit.
Kjo ka sjellë krijimin e radhëve kilometrike në në pikat kufitare me Greqinë, por edhe me Malin e Zi.
Sikurse raporton “Balkanweb” në pikën kufitare të Muriqanit fluksi I emigrantëve është i lartë, por për shkak se pala malazeze punon vetëm me një sportel, në doganë janë krijuar radhë të gjata.
Trafiku i makinave shkon në rreth 1 kilometër, ndërkohë që në mjete ka dhe shumë fëmijë. Qytetarët bëjnë apel për zgjidhjen e situatës pasi temperaturat e ulëta dhe orët e natës e vështirësojnë qëndrimin e tyre në doganë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



