E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Radio kolumbiane flet pë shqiptarët e 1 ton kokainës në Spanjë:Brutalë e të dhunshëm
Publik News

Radio kolumbiane flet pë shqiptarët e 1 ton kokainës në Spanjë:Brutalë e të dhunshëm

Tre ditë më parë një sasi rekord prej 1 ton kokaine u sekuestrua në Madrid të Spanjës si pasojë e një operacioni të DEA-s amerikane dhe Europol. Pesë trafikantët e arrestuar ishin dy shqiptarë, dy spanjollë dhe një kolumbian.

Mediat kolumbiane kanë dhënë ditën e sotme detaje të tjera nga sekuestrimi i 1 ton kokaine në Madrid. Radio kolumbiane ‘Caracol’ tha se droga erdhi në rrugë ajrore e paketuar nga Kolumbia. Rrjeti  i ri i avionëve ‘Narco Jet’ mësohet të jetë klient i ri për trafikantët kolumbianë.

Radio kolumbiane ka dhënë edhe detaje të tjera për dy shqiptarët e arrestuar të trafikut të kokainës – Julian Deblini dhe Dritan Gradica. “Anëtarët shqiptarë kanë marrë pjesë në luftën ballkanike. Shqiptarët veprojnë me profesionalizëm ushtarak” – mësohet të ketë informuar radio kolumbiane. “Kolumbianët kanë shtuar se trafikantët shqiptarë janë shumë brutalë dhe efektivë. Ata kanë fituar besueshmëri ekonomike dhe paratë ua çojnë familjeve të tyre” – vijon radio kolumbiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.