E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rahimi i Dibrës shpërdoron 190 MLN për kanalet vaditëse
Lajme

Rahimi i Dibrës shpërdoron 190 MLN për kanalet vaditëse

Rahim Spahiu është aktualisht Kryetari i Bashkisë Dibër. Ky pozicion i jep mundësinë që të bëjë edhe ndonjë “dorë” lekësh, pasi ka mundësinë që të organizojë tendera të ndryshëm. Këto tendera gjoja bëhen në të mirë të popullit, por faktet tregojnë se bëhen në të mirë të xhepave të kryetarit.

Themi kështu pasi në një tender të organizuar së fundmi, ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një abuzim. Bëhet fjalë për procedurën që ka si objekt “Rehabilitim dhe ndërtim i kanaleve vaditëse 2024”.

Ajo ka si fond limit vlerën 16,666,667 lekë të reja pa TVSH ose gati 200 milionë lekë të vjetra me TVSH. Referenca është REF-98637-03-18-2024. Por përse themi se ka dyshime në lidhje me tenderin?

E thjeshtë, mjafton të shfletojmë dokumentacionin e tij. Kështu, vihet re se kanë marrë pjesë në garë 6 kompani. Nga këto, 2 kanë ofruar zero lekë. Ndërkohë një tjetër kompani ka ofruar një shifër më të vogël se sa fituesi.

Megjithatë Rahim Spahiu nuk e ka marrë aspak në konsideratë dhe ka shpallur fituese kompaninë NDREGJONI në pronësi të Xhetan Ndregjoni. Kjo firmë ka ofruar vlerën 15,987,993 lekë të reja pa TVSH ose rreth 191 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, rezulton se vlera fituese është sa 96% e fondit limit të tenderit. Të gjitha sa më sipër, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse rrisin fort dyshimet se fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar që pa nisur akoma procedura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.