E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rakacolli zbulon detaje të reja, do të ofrohen shërbime që deri më tani merren vetëm në Tiranë
Lajme

Rakacolli zbulon detaje të reja, do të ofrohen shërbime që deri më tani merren vetëm në Tiranë

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dha sot detaje në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme lidhur me Spitalin e ri Rajonal që Turqia po ndërton në Fier.

 

 

rakaco9

Kryetarja e Komitetit Teknik tha se ky spital shkon për plotësimin e nevojave të tjera shëndetësore, përveç Covid-it, duke shpjeguar kabinetet dhe shërbimet e reja që do të ofrohen.

“Shëndetësia shqiptare përveç Covid-it duhet të përballojë edhe nevojat për sëmundje të tjera. Ky spital shkon më tepër në drejtim të këtyre nevojave. Do të ofrojë një shërbim për sëmundjet infektive, dhe jo vetëm për Covid-in, por kryesorja është që në këtë spital do të ofrohet një shërbim shëndetësor cilësor që nuk është ofruar deri më tani në rajonin e Jugut, por është ofruar vetëm në Tiranë. Siç është për shembull hemodinamika.

Do të ketë vendosje të pajisjeve të tjera. Është menduar që në këtë spital të ketë një shërbim neurologjie, që do të ofrojë trombolizën. Ata që sot për sot bëhet vetëm në Tiranë. Gjë që e vështirëson arritjen nga të gjitha qytetet e vendit. Do të ketë shërbime kirurgjikale të avancuara që sot për sot bëhen vetëm ne Tiranë. Do të ketë edhe një kabinet të dedikuar kardiologjie, do të ketë edhe një shërbim të dedikuar për vlerësimin e plotë të sëmundjeve pulmonare, për vlerësimin e funksioneve të aparatit digjestiv, të ezofagut, të stomakut, një kabinet endokrinologjie, kabinet hamtologjie, dhe një kabinet të sëmundjeve të veshkave, të nefrologjie”, tha Rakacolli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.