Rakip Suli javës tjetër në SPAK
Prokuroria e Posaçme i dërgon fletë-thirrje Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës.
Ndaj Sulit ka një procedim penal dhe sipas burimeve nga SPAK janë thërritur 4 nga 10 kallëzuesit ndërsa javën e ardhshme pritet të dëshmojë edhe Suli.
Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



