E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama akuza Berishës: Priti përfaqësuesin e Putinit në këtë godinë dhe 1 muaj pas i është ngulur thika në palcë UÇK e Shqipërisë
Lajme

Rama akuza Berishës: Priti përfaqësuesin e Putinit në këtë godinë dhe 1 muaj pas i është ngulur thika në palcë UÇK e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Sali Berishën se “i ka ngulur thikën në palcë UÇK dhe Shqipërisë”, në një “pakt” të bërë me Rusinë. Kjo referuar votimit ne KE per raportin e Dick Marty.

“Habi e madhe si një fakt tjetër rrëqethës, tragjik në këtë godinë është pritur përfaqësuesi i Putinit një muaj para se PD të jepte votën duke bashkuar qëndrimin me partinë e Putinit kundër UCK, është pritur këtu një rus real me emër e mbiemër e me titull është bërë dhe një deklaratë nga këtu si nje takim i vlerësuar i rëndësishëm e një muaj pas i është ngulur thika në palcë UCK e Shqipërisë nga PD”, u shpreh Rama.

Edi Rama: Non grata ka qenë që ditën e parë që u fut në lëvizjen studentore si spiun komunist. Nuk është barra e atij që e akuzojnë për të provuar që nuk është e vërtetë.

Cilët serbë dhe cilët rusë e cilët kinezë e cilët turq, e arabë? Cilët? Ndërkohë që PD është financuar me para ruse është fakt i dokumentuar, në më shumë se dy burime madje.

Habi e madhe si një fakt tjetër rrëqethës, tragjik në këtë godinë është pritur përfaqësuesi i Putinit një muaj para se PD të jepte votën duke bashkuar qëndrimin me partinë e Putinit kundër UCK, është pritur këtu një rus real me emër e mbiemër e me titull është bërë dhe një deklaratë nga këtu si nje takim i vlerësuar i rëndësishëm e një muaj pas i është ngulur thika në palcë UCK e Shqipërisë nga PD.

Se që rusët të paguajnë duhet të kesh dhënë një provë. S’mund të paguajnë kot. Fjalet e mia gjithmonë dalin se unë nuk hedh fall, unë kur flas di shumë mirë çfarë them.

Është më mirë të merreni me fantazmat serbe që nuk ekzistojnë? A nuk është turp që në këë çorbën e brefshme se merr vesh i pari të dytin dhe të gjithë kanë gjetur rehatin e tyre.

Cfarë e sharë është ti thuash tjetrit je pa atdhe se për mua dikush që është paguar për të shkelur intersin kombëtar është pa atdhe. S’ka shkelje më të madhe se sa të paguhesh nga Putini kundër UCK, apo te paguhesh qe të rrëzosh qeverine e vendit.

Po qe i zoti rrëzojë vetë mos merr paratë e një fuqie që nuk ka minimumi dashamirësinë ndaj vendit tënd, ndaj je pa atdhe, je pa din e iman patjetër. Të ngresh një cadër e të torolisësh vendin tënd e të bojkotosh zgjedhjet i paguar nga një forcë e huaj patjetër që je pa fe.

Edi Rama: Për ca proteste më flisni? Për cilët qytetar? Për një protestë partish? Një nongratë dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre? S’ka lidhje me popullin, është protestë partish për pushtet, për të prishur e për të marrë, me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu që u deshën të punonin punëtorët natën për ta larë… ça proteste?

As nuk di sa ishin, as i kam parë as më interesojnë, mund ta bëjnë çdo ditë po të duan, është një çorbë që e kemi parë prej 30 vitesh që e gatuan i njëjti kuzhinier, një nongrata. Më vjen keq që militantë shkojnë pas atyre që paguhen nga të huajt për të bërë dëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.