Rama akuza PD : Po përdor SPAK për fushatë elektorale
Në serinë “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama ka komentuar mbi mënyrën se si po trajtohet tema e korrupsionit në Shqipëri, duke theksuar se ka një mobilizim të orkestruar për të krijuar perceptimin se “këtu janë gjithë hajdutë”.
Sipas Ramës, SPAK po përdoret si një instrument lufte politike përmes denoncimeve dhe shantazheve të vazhdueshme, çka çon në një mbulim të njëanshëm dhe të ekzagjeruar të temës së korrupsionit
Rama: Sot kemi mbulim histerik të temës së korrupsionit, ku sigurisht këneta ështe e mobilizuar për të spërkatur me llumin gjithçka dhe këdo. Dhe për ta përdorur SPAK si një mjet të luftës politike. Duke e vënë ata në lëvizje përmes denoncimeve dhe shantazheve permanent. Kjo është një anë e medaljes dhe që krijon perceptimin se këtu janë gjithë hajdutë.
Ndërkohë pse BE e konsideron Shqipërinë se është serioze në luftën kundër korrupsionit dhe është gati për ta pritur në familjen europiane. Ku është zona më endotur nga korrupsioni? Aty ku ndodhen paratë publike dhe ato përdoren më shumë nga institucionet përmes tenderave.
Në rubrikën Sy më sy në Facebook, kryeministri Edi Rama ka theksuar se SPAK është krijuar nga vullneti politik i Partisë Socialiste.
Ai theksoi se, ndërkohë që SHBA ka pasur një rol asistues në krijimin e SPAK, tashmë ata nuk janë më të pranishëm dhe ambasada e SHBA-së nuk ka bërë më asnjë deklaratë mbi këtë çështje. Rama gjithashtu ka komentuar deklaratat e opozitës, ku “Bufi” është shprehur se do të “shkrinte” SPAK-un, duke e quajtur këtë një veprim të motivuar nga frika e të kaluarës që nuk mund të ndryshohet.
Rama theksoi se institucionet e reja, përfshirë SPAK-un, kanë nevojë për një kritikë konstruktive, ndërsa vuri në dukje se ky institucion është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet nga PS, e cila është partia, që ka vullnetin e popullit shqiptar.
Edi Rama: Jemi përpara një fakti të thjeshtë, dua ata që insistojnë që këtu jemi të gjithë njësoj, janë të gjithë për burg. SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti politik i PS, SPAK e solli Amerika, e mban Amerika, se është Amerika, Amerika nuk është më, i kishte njerëzit e vet që asistonin SPAK, shkonin, hynin e dilnin në mëngjes, nuk janë më, i ka tërhequr Amerika.
Keni dëgjuar ndonjë ambasadës amerikane për SPAK, për drejtësinë? Pati një deklaratë nga BE, unë ato që thashë i them prapë, bëhet fjalë për institucionet e reja që kanë 5 vjet dhe kanë nevojë edhe për kriticizëm konstruktiv. Këneta është e përbetuar nëpërmjet gojës së bufit vet, që do e shkrijë SPAK.
Nëse do të isha dhe unë i interesuar, i trembur, i shqetësuar, kjo do ishte më e thjeshtë, një fishkëllime dhe a e di si vinte bufi? E sillte tmerri që ka nga SPAK. SPAK është aty dhe do të jetë aty me mbështetjen e kësaj fuqie, të PS. Populli shqiptar kërkon që SPAK të jetë aty, të fuqizojë veten. Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK. Por duhet edhe profesionalizmi dhe integriteti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



