E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama akuzon Berishën dhe Bashën: Nuk kam asnjë respekt, as për ‘Lulin tim’ dhe as për ‘Saliun tënd’!
Lajme

Rama akuzon Berishën dhe Bashën: Nuk kam asnjë respekt, as për ‘Lulin tim’ dhe as për ‘Saliun tënd’!

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën se të dy janë pengmarrësit e demokrateve.

Sipas tij Basha nuk guxoi të provonte se kishte apo jo shumicën, ndërsa sipas tij Berisha “është ngritur nga varri për të luftuar si i marri”.

“Nuk kam asnjë respekt as për ‘Lulin tim’ dhe as për Saliun tënd. Janë 2 pengmarrësit e demokratëve. Sot zihen të dy se kush është shërbëtori im. Njëri thotë jo ‘pengu’ dhe tjetri jo tubi i oksigjenit. Dhe ia thonë pikërisht demokratëve duke i trajtuar si budallenj. Të dy për interesin e tyre krejt personal.

Vetëm ky interes mund ta mbajë një udhëheqës të një partie politike si të ishte një princ mesjetar i mbyllur në një kështjellë që nuk guxon të dalë dhe të thotë ‘ja ku më keni, ta provojmë kush e ka shumicën’.

Nuk po e diskutoj tjetrin fare se është shumë e qartë se çfarë është. Qëndronte atje pas se kishte lënë këtë dhe ky i bënte çdo gjë që donte ai. E ka mbrojtur këtë më shumë se sa ky dinte të mbrojte veten e vet. E kishte administratorin e pronës. Por mirëpo ja që bota u rrotullua ndryshe”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.