Rama ankohet për Gjermaninë, e vështirë për gjermanët, jo më për shqiptarët
Kryeministri Edi Rama ka nisur me premtimet elektorale, ndërsa për pak muaj vendi do të hyjë në zgjedhjet parlamentare.
Sot në podcastin “Flasim”, teksa ka patur të ftuar një çift që merret me agroturizëm Rama nuk ka nguruar të bëjë propagandë për emigrantën duke thënë se duhet të kthehen në Shqipëri dh etë investojnë në vendin e tyre, pasi Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët e jo më për shqiptarët.
Pas 12 vitesh në pushtet, premton se do të shpallë një program ku do të do japë mbështetje financiare për këto aktivitete.
“Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne.
Atje ka taksa, transporte etj. Ndërkohë po të vijë këtu dhe të zgjeroni atë që kam parë unë, që është një mrekulli, do t’i dalë më mirë atij. I del më mirë llogaria, me laps. Agroturizmi taksa nuk ka, tvsh e kemi bërë 6%. Le që ju nëse jeni nën atë nuk paguani tvsh.
Kemi një program të ri që do shpallim së shpejti, që do japim mbështetje financiare për këto aktivitete ju me atë që keni bërë e merrni atë mbështetjen.
Është një mbështetje e kombinuar kredi e bute më grand dhe e bëni tamam, tokë keni atje. Ca bën ai atje gjermani, marangoz.
E mori profesionin atje le të vijë të punojë këtu. Është bërë e vështirë në gjermani për gjermanët, jo më për ne”, tha ndër të tjera Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



