E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Anti-KÇK edhe për ata që kanë përdhunuar dhe shitur vajzat
Publik News

Rama: Anti-KÇK edhe për ata që kanë përdhunuar dhe shitur vajzat

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit thotë se paketa anti-KÇK është fytyra e qeverisë së tij.

“ Është e vërtetë paketa anti KCK është fytyra e qeverisë sonë, 100%. Nga ana tjetër ju siguroj se shqiptarët nuk pyesin për syzet e diellit pa ditë me shi të asaj vajzës, por pyesin çdo ditë e më shumë për shiun e lotëve të shumëkujt që ka një zë në publik përfshirë edhe juve, për ata që ua kanë fshirë diellin nga sytë, viktima të krimit të organizuar

Ne i shpallim luftë krimit, ngrihet koalicioni për ta përkrahur. paketa anti-KÇK është për prindërit që kanë parë vajzat e përdhunuara

Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë të mijëra vajzave të trafikuara në rrugët e Evropës.

I kanë fshirë diellin nga sytë mijëra prindërve që i shikojnë fëmijët të droguar.

I kanë fshirë diellin nga sytë shumë jetimeve që kanë mbetur pa baballarë që ja kanë vrarë këta,” deklaroi ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.