Rama anullon blerjen e satelitëve ‘Albania1’, ‘Albania2’
Ishte data 14 tetor 2021 kur kryeministri Edi Rama deklaroi se në mars të vitit 2022 satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ do të dërgohen në orbitë, deklaratë e cila u shoqërua me të qeshura në sallën e Kuvendit. Por një shkresë është publikuar ku duket se Rama tashmë ka hequr dorë nga blerja e satelitëve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arlind Gjokutaj, ka bërë një kërkesë për ndryshime në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për përballimin e shpenzimeve për shërbimin satelitor.
Blerja e këtij shërbimi sipas një raporti është propozuar në vlerën 200 milionë lekë. Sipas shkresës ky shërbim do të ketë përdorim të gjerë për disa institucione të vendit dhe sipas propozimit të grupit të punës, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të kryejë procedurat e prokurimit për sigurimin e këtij shërbimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



