E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: As fabrika e parave të LSI nuk e hedh posht dot rezultatin kombëtar
Publik News

Rama: As fabrika e parave të LSI nuk e hedh posht dot rezultatin kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediat për të folur për ekonominë.

Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me dosjen 184, në të cilën nuk u hetua asnjë zyrtar i niveleve të larta.

Rama tha se është prokuroria ajo që po heton, teksa u shpreh se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të blihen, dhe hodhi akuza për LSI duke thënë se edhe fabrika e tyre e parave nuk e hedh poshtë dot rezultatin kombëtar.

“Zot kryeministër ju dje thatë se 20 persona janë hetuar për krime zgjedhore megjithatë mes emrave të përfshirë në dosjen 184 nuk është hetuar asnjë ish ministër apo ish kryetar bashkie apo kryetar i PS. Sa i besueshëm jeni ju kur pozicionoheni kundër fenomenit të shitblerjes së votave dhe duke thënë se me herët thatë se faktet nuk janë opinion, 184 është fakt. Nëse nuk janë të vërteta atëhere pse jeni tërhequr nga padia që i keni ngritur gazetarit të “Bild”” ishte pyetja e gazetares.

“Është e pabesueshme që ju të bëni këtu prokurorin dhe gjykatësin suprem, ju keni emra, dhe keni pretendimin që nuk janë hetuar, ku e dini ju përshembull që nuk janë hetuar, si e dini ju që nuk janë hetuar, apo ku e dini ju që emrat që ju përmendni janë të përfshirë.

Si e dini ju nga muhabetet e telefonat, se se kuptoj unë këtë është habi e madhe, ndërkohë që është prokuroria ajo që bën hetimin  dhe është prokuroria ajo që vendos se për kë ngre akuzë. Dhe ju kam thënë gjithnjë diçka, bëni sondazhe, sepse nuk ka shans që të përmbyset rezultati i një procesi elektoral kombëtar duke blerë, as fabrika e parave të LSI nuk e hedh poshtë dot rezultatin kombëtar që është fabrikë që ka hyrë në momente të caktuara.

Dhe sa i përket besueshmërisë sime, unë nuk mund të jem i besueshëm për burime të infektueshme informimi”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës për mediat se çfarë mendon për deklaratën e presidentit Ilir Meta.

Kujtojmë se një ditë më parë Meta deklaroi se do të japë dorëheqjen dhe do të marrë drejtimin e opozitës, në rast se PS-së fiton 71 mandate.

Në fjalën e tij Rama foli edhe për marrëveshjen e firmosur mes kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Në një farë mënyre Ilir Meta duhet falënderuar sepse ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referendumit, i cili ishte një ekuacion i paplotë me vetëm njërën  anë që me 25 prill referendumi popullor do të shpërbërë reformën në drejtësi. Tani Ilir Meta i fton shqiptarët ku duhet të zgjedhin, me drejtësinë apo me Ilir Metën.

Me reformën në drejtësi deri në fund, apo me ilir metën. Zgjedhje më të qartë nuk mund të ishte për 25 prill dhe për këtë ilir meta duhet falenderuar.

Dhe perse i përket marrjes së opozitës kjo është shumë e qartë për ata që shikojnë përtej asaj që duket, mjaftojnë të shikojnë firmosjen e marrëveshjes së djeshme është shumë e qartë për të kuptuar planin.

Si mund të firmosni marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë veç e veç keni parë në` ndonjë vend të votës. Ka parti që garojnë veç e veç dhe mund, por të firmosin marrëveshje noteriale pse, për çfarë?

Është shumë e thjeshtë është pjesë e planit të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe të Ilirit.

Pastaj sigurisht ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. Ka më thjeshtë se kaq dhe është shumë e qartë pse e duan Lulin të lidhur përpara zgjedhjeve, është shumë e qartë.

Problemi këtu nuk është Ilir Meta, këtu problemi është Lulzim Basha që nuk ka këllçe. Ska karakterin e një lideri që të mos jetë as kur i tregojnë se çfarë do ti bëjnë të nesërmen dhe as kur aleati i tij i madh thotë unë amerikanet i kap për veshësh.

Por nuk mund t’ia kërkojmë sepse nuk është lideri po është thjeshte menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortake me Metën e Berishën dhe me një notere dhe përmbaruese, Monikën. Besoj jam i qartë”,- tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.