E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Basha dhe ministrat teknike bene gafa
Lajme

Rama: Basha dhe ministrat teknike bene gafa

Kryeministri Rama ironizon: Ministrave të Bashës u uroj suksese në jetë!


Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj raportit të ministrave teknikë të PD për zgjedhjet. Në një deklaratë për mediat, zyra e Kryeministrit shprehet se raporti është politik dhe komprometon gjithë punën e mirë, që sipas tij, u bë gjatë zgjedhjeve me ministrat e PS dhe PD.

Rama nuk e kursen ironinë kur u kujton ministrave teknikë disa gafa që kanë bërë gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërsa në fund të reagimit, pas pranimit të dorëheqjeve të ministrave, me stilin e ish-ministrit, Ilir Beqaj, Rama u uron “suksese në jetë” ministrave të Lulzim Basha.

Mes 7 zyrtarëve që kishte në kabinet nga radhët e PD, Rama vlerëson vetëm profesionalizimin e Zëvendëskryeminsitres, Ledia Mandia. Ndërsa për Ministren e Arsimit thotë se ja mirëkupton gafat gjatë ushtrimit të detyrës.

Deklarate e Zyrës se Kryeministrit: “Duke i falenderuar ministrat teknikë të Partise Demokratike per kontributin e dhene dhe posacerisht zevendeskryeministren per rolin konstruktiv e per nivelin profesional ne drejtimin e Task Forces per zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen per permbylljen e kesaj eksperience pozitive me te ashtquajturin Material permbledhes per marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise, sjelljes apo perdorimit te burimeve njerezore, financiare dhe logjistike te administrates shteterore, gjate procesit zgjedhor per zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise per vitin 2017.

Raporti ne fjale fatkeqesisht kompromenton si nje epilog krejt i pavend, gjithcka te mire u ndertua ne funksion te zgjedhjeve me te mira qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere. Ky raport eshte nje dokument politik, krejt i njeanshem dhe aspak ne nivelin e larte profesional te zevendeskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forces ne fjale.

Sidoqofte, kryeministri i falenderon ministrat teknike per gjithcka te mire bene apo u perpoqen te benin gjate mandatit te tyre te posaçem.

Duke u shprehur mirekuptimin e tij te plote, qofte për disa gafa të bujshme e krejt të panevojshme pas zgjedhjeve në sektorin e arsimit, qofte për mbytjen në fund fare në lugën e ujit të politikes, prej ku ka dale edhe raporti i njeanshem, joteknik e joprofesional i Task Forces, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve te dorëhequr shëndet e suksese të mëtejshme në jetë!”,- thuhet në reagimin e Kryeministrisë.

Deklarata e Edi Ramës për ministrat e PD-së vjen dy ditë pas publikimit të raportit për zgjedhjet. Dokumenti i teknikëve të PD thotë se gjatë zgjedhjeve pati probleme serioze me blerjen e votës. gjatë 3 muajve në detyrë, Rama nuk ka pranuar të komentojë asnjë herë marrëdhëniet e tij me ministrat e Bashës. Ndërkohë që edhe pse ishin në një kabinet, Kryeministri refuzoi të njihet autoritetin e tyre. Asnjëherë nuk zhvilloi mbledhje qeverie dhe asnjëherë nuk pati takime me ministrat e Bashës. Komunikimin me ministrat teknikë, kryeministri ja ngarkoi Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Pasi i neglizhoi në aspektin institucional, në fund të detyrës së tyre, Rama ka zgjedhur t’i ironizoi duke u uruar “suksese në jetë”.

Ndërkohë sot, kreu i PD-së Lulzim Basha, në një reagim për mediat e cilësoi raportin e ministrave të tij, si dokumentin që fakton manipulimin e zgjedhjeve dhe përfshirjen e krimit në fushatë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.