Rama batuta me kryeministren e Danimarkës
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp me homologen daneze, Mette Frederiksen, ka folur për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Danimarkës.
Rama ka vënë theksin tek investimet, bizneset daneze në Shqipëri si dhe rritjen e numrit të turistëve danezë që kanë hyrë në Shqipëri.
Këtu nuk kanë munguar batutat e kryeministrit, i cili është shprehru e kjo nuk do të jetë vizita e fundit e homologes daneze në Shqiëpri, pasi është kudjesur që ta mirëpresë me një mot sin ë Danimarkë, që të ndihej si në shtëpi.
Më tej Rama tha se duke qenë se kryeministrja daneze është një personazh i njohur në rrjetet sociale do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë , duke e promovuar përmes vizitës.
“Historia e viteve të fundit ka qenë histori e krizave të rënda. Ajo ishte histori ku askush nuk kishte eksperinecë, por të gjithë mënyrën se si covidi po trajtohej nga qeveria daneze. Agresioni rus në Ukrainë na bën bashkë sërish, me objektivat.
Vizita e saj këtu ka një marrëdhënie të veçantë për marrëdhëiet e Danimarkës me Ballkanin Perëndimor. Ne shohim një rritje të turistëve danezë në Shqiëpri, shohim një interesim të sipërmarrjes daneze.
Flas edhe për biznese në fushën e energjisë. Kryeministrja duke qenë dhe një personazh që ka në rrjetet sociale me vizitën e saj të ketë influencuar tek rritja e numrit të turistëve danezë në Shqiëpri.
U munduam ta prisnim me një kohë të përshtashme si në Danimarkë”,tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



