Rama ‘bën kurban’ Tahirin në prag të takimit me Merkel?!
Në media ka qarkulluar lajmi se Gjermania dhe disa vende të tjera të BE janë skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë në vitin 2018. Madje thuhet se Gjermania i ka vënë kusht Ramës “ndëshkimin e Tahirit” për lidhjet e tij me klanet mafioze. Kusht që nuk është plotësuar se Rama ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë të cilin tashmë e kontrollon për të penguar arrestimin e Tahirit dhe më tej ndëshkimin e tij nga gjykata.
Hezitimi i Ramës për ndëshkimin e Tahirit lidhet me dosjen Xibraka të prodhimit të kokainës, përmes të cilës Tahiri e kërcënon Ramën. Në media është shkruar se në dosjen Xibraka është i implikuar vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama.
Kjo dosje, një kopje të së cilës e zotëron edhe Saimir Tahiri ka ardhur nga shërbimet gjermane. Në atë kohë kur ka ardhur dosja ka ardhur, marrëdhëniet e Ramës me ministrin Tahiri kanë qenë të shkëlqyera dhe Tahiri ka vënë në dijeni Ramën i cili ka ndërhyrë menjëherë për të larguar vëllain e tij nga rrjeta ku kishte rënë. Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, Olsi Rama do të ishte ndëshkuar si të gjithë anëtarët e tjerë të bandës së Xibrakës.
Kur Tahiri u akuzua nga autoritet italiane, Rama fillimisht e lëshoi Tahirin, por të nesërmen e zbyth pasi ai ne kërcënoi më dosjen Xibraka. E gjithë kjo odise është e njohur nga gjermanët dhe është kjo një ndër arsyet që Ramës i kanë vënë mbi tavolinë ndëshkimin e Tahirit për hapjen e negociatave.
I ndodhur në dilemë dhe në një situatë shumë të vështirë, Rama përmes lobingjeve ka kërkuar takim me zonjën Merkel e cila duket e qartë në pozicionin e saj për hapjen e negociatave: ndëshkoni Tahirin. Rama me sa duket për të marrë mbështetjen e Merkel është gati të bëjë kurban Tahirin dhe t’ia dorëzojë atë drejtësisë.
Gjasat janë që në prag të takimit eventual Rama-Merkel, ndonjë ditë para ose menjëherë pas takimit, siç ndodhi edhe në rastin e shkarkimit nga posti i Ministrit të Brendshëm, Rama ta bëjë “kurban” Tahirin.
Ky qëndrim i Ramës për të bërë “kurban” Tahirin bëhet i besueshëm po ti referohemi edhe intervistës së mbrëmshme të ambasadorit amerikan Donald Lu që la të kuptohej se ndaj Tahirit shumë shpejt do të hapet çështje penale, sepse ekzistojnë dyshime të arsyeshme për ndëshkimin e tij.
Ndëshkimi i Tahirit është më shumë një test për Ramën, sepse Tahirit konsiderohet i djegur politikisht. Por edhe një avancim drejt ndëshkimit të Olsi Ramës që me shumë gjasa do të jetë një nga proceset e para të SPAK.
Nuk dihet si do të vepronte Tahiri në këtë rast, do të kthehej në i “penduar” duke treguar gjithçka dhe për të çuar kështu drejt SPAK Ramën apo do të pranonte gojëmbyllur ndëshkimin?! Rama dhe Tahiri duket janë në një marrëdhënie kërcënimi reciprok; dhe këtë e dinë të gjithë, përfshi edhe shërbimet e huaja./syri.net
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



