Rama bën llogaritjet në Kuvend: Pensionet rriten 11.2%.
Nuk do ndihmojë ata me fuoristrada
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Kuvend është ndalur edhe tek rritja e çmimeve, për të cilat vazhdon ti qëndrojë mendimit se është reflektim negativ i luftës në Ukrainë. Sipas kreut të qeverisë, me paketën e rezistencë sociale do të ndihmohen familjet në nevojë, duke theksuar se qëllimi është të mos rritet çmimi i energjisë.
“Mbështetja e drejtpërdrejtë në këndvështrimin tonë njësoj si familjet është edhe komuniteti i biznesit të vogël që duhet mbrojtur nga rritja e çmimit të energjisë.
Mesatarja e ulët e rritjes së mundshme të faturës së energjisë për biznesin e vogël është 350+400 mijë lekë të vjetra. Që do të thotë një vend pune në atë biznes ikën, 95 mijë të papunë të nesërmen. Ne këtë nuk do ta lejojmë
Është e pandershme, nuk ka asnjë nder të të bërit avokati të taksës së naftës. Deri kur të jetë këtu kjo qeveri ato taksa nuk lëvizin. Nuk lëvizin as me fakte alternative të fabrikuara për luftë politike as me shpikje akuza e çfarëdo qoftë as me protesta dhe me asgjë. Ajo që ka rëndësi për ne është që mos lëvizi çmimi i energjisë. Ajo që është me e rëndësishme për ne nuk është që të lehtësojmë ata që kanë më shumë. Ata që kanë më shumë duhet të mbajnë më shumë barrë.
Do ndihmon ata që nuk kanë fuoristrada. Për këtë arsye kemi vendosur që 3 muaj me radhë të japim një bonus të veçante që është kalkuluar në mesataren e rritjes së çmimeve të shportës nga INSTAT.
Më lejoni t’ju jap një tjetër fakt, një llogari të thjeshtë, me këtë bonus dhe me indeksimin që i bëjmë pensioneve dhe me bonusin e fundvitit të miratuar pensionet rriten +11.2% Pra kjo shkon tek pensionet tek kjo fazë.
Ashtu sikurse si shumë njerëz që shkojnë në punë, nuk shkojnë me veturë, por me autobus. Ne nuk mundet që tu faturojmë këtyre asgjë nga barra e krizës, por duhet të bëjmë këtë që po bëjmë”, u shpreh Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



