E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama cakton edhe leje online për arsye shëndetësore
Publik News

Rama cakton edhe leje online për arsye shëndetësore

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se në aplikacionin e-albania mund të aplikohet edhe për leje dalje për arsye shëndetësore.

Me një shënim në facebook, ku sqaron procedurën e aplimkimit, kryeministri thotë se qytetarin mund ta shoqërojë vetëm një person dhe autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi.

rama 17 prill

Personi duhet të ketë me vete edhe një dokument mjekësor për vizitën.

Postimi i plotë:

Nga sot në ëëë.e-albania.al edhe leje – daljet për arsye shëndetësore😊

🔴kujdes! qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën!

🔴 qytetarin mund ta shoqërojë vetëm një person tjetër!

🔴 autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi

🟢 ndiqni procedurën e thjeshtë në e-albania 👇

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania

– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj

-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”

-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;

-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.

Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij

Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin

Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.

Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania

Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.