Rama: Disa vite më parë, gjysma e energjisë paguhej, pjesa tjetër humbiste në rrjet
“Morëm në dorë një sistem të falimentuar”
Kryeministri Edi Rama parashtroi nevojën e furnizimit me gaz nga një burim alternativ, në një kohë që shumë prej vendeve po diskutojnë shkëputjen nga Rusia, për shkak të luftës në Ukrainë.
Gjatë një takimi me një grup kompanish në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, Rama u shpreh se vetëm disa vite më parë, qeveria e tij mori përsipër një sistem energjitik të falimentuar.
Kreu i qeverisë shton se me investimet që pritet të kryhen në sektorin e energjisë, do i japin shtysë Shqipërisë por edhe rajonit për të ecur përpara në këtë drejtim.
“Do flas në anglisht për të hequr dorë nga fakti se për herë të parë deri më tani, po përfaqësoj entitetin më të vogël të xhiros financiare në një konferencë të tillë dhe dua të adresoj një audiencë që sëbashku ka një qarkullim 1000 herë më të lartë se PBB e Shqipërisë. Jam krenar që ky tubim i vogël nga numri, por i madh nga fuqia dhe pushteti për të furnizuar mbarë botën po ndodh në Tiranë. Ju të gjithë jeni pjesë e saj. Ndryshimi për Shqipërinë, programi për ndryshim në rajon. Si diskutohet që është vlerë e shtuar që ky ndryshim mund të jetë i mundur përmes kanalizimit të përpjekjeve të aktortëve që vijnë prej SHBA-së, BE-së dhe Azerbajxhanit. Disa ditë më parë vizitova Presidentin Aliev dhe me kënaqësi dëshmova, në fjalë të tij interesin që ka për t’u përfshirë në tubacionin Jonanion-Adriatik. Mund të jetë një energji e re për Europës që të sa më shpejt të jetë e mundur të përfitojë pavarësinë prej gazit rus.
Në anën tjetër, me shumë kënaqësi dëshmova progresin e shndërrimit të termocentralit të Vlorës, në një impiant të përpunimit të energjisë. Dëshmoj shumë gjëra që po ndodhin në energjinë dioellore në Shqipëri. Është bërë goxha punë masive, për ëndrrën e gjatë të hidrocentralit të Skavicës që do të rrisë prodhimin e energjisë. Do na lejojë të na japë një shtytje përpara drejt pavarësisë energjitike. Të tëra këto sëbashku tregojnë një potencial konkret për ta bërë Shqipërinë në prodhimin e energjisë neto. Vetëm disa vite më parë kur na është dashur të marrim përsipër një sistem energjitik të falimentuar, ku vetëm gjysma e faturës së energjisë elektrike paguhej, dhe gjysma humbej. Mungesë investimesh që e karakterizonin sektroin tonë prej vitesh.
Ishte një hallkë e dobët e qeverisjes. Sot jemi këtu, ka mijëra arsye për të parë drejt të ardhmes të afërt me optimizëm të vërtetë dhe me buzëqeshje të madhe në fytyrë. Edhe pse kompanitë e përfaqësuara këtu vlejnë miliarda, nuk paguajnë asgjë për biletë për të ardhur këtu. Investitorët janë këtu për të investuar dhe për të na u bashkuar neve, që ta çojmë përpara të gjithë rajonin. Dua të kujtoj këtu ish-presidentin Donald Trump, gjatë një takimi që patëm në NATO, ai mbajti një fjalim të gjatë se sa e rrezikshme do ishte të mbështeteshe tek gazi rus. Ai shtoi se sa keq do të ishte të gjenin më të mirin më mjedisorin e gazit amerikan. Koha na solli të përballemi me këtë varësi të gazit. Investimi për të dalë jashtë, për të kapërcyer. Nuk flitet për para, por për investime që kërkojnë kohë, jemi këtu që të vrapojmë sa më shumë pa humbur kohë” – tha Rama.
Ministrja e Energjisë lajmëron projektin që lidh TAP-in me portin e lundrueshëm LNG nëpërmjet tubacionit Fier -Vlorë: Do e kthejë Shqipërinë në qendër të furnizimit me gaz në rajon
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku lajmëroi sot një projekt që do të bëjë lidhjen e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier -Vlorë.
Në një tryezë me kompani nga SHBA dhe BE, ministrja tha se do të nisin diskutimet me aktorët që kanë shfaqur interes për realizimin e këtij projekti, që synon ta kthejë Shqipërinë “si qendër jo vetëm të furnizimit me gaz por si një kontributor në sigurinë energjitike të rajonit e pse jo të Evropës”.
“zhvillimet e fundit gjeopolitike kanë evidentuar dobësitë në peisazhin energjitik aktual. Varësia nga gazi rus ka lënë të ekspozuar mjaft vende të rajonit e Evropës duke kërcënuar sigurinë energjetike.
Projekti ynë ku një nga komponentët kryesorë është lidhja e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier -Vlorë ka tërhequr vëmendjen e aktorëve më të mëdhenj të sektorit të gazit.
Deri para pak kohësh injektimi i gazit të lëngshëm nga Vlora në TAP do ishte pritur me shumë skepticizëm.
Sot për shkak të pasojave të krizës energjitike, është e mundur e i zbatueshëm, por dhe celësi fitues i këtij projekti.
Sot do zhvillojmë një projekt që do transformojë pozitën tonë e do pozicionojë vendin tonë jo vetëm si qendër të furnizimit me gaz por si një kontributor në sigurinë energjitike të rajonit e pse jo të Evropës”, tha Balluku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



