E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama  do   ta shembë  teatrin sa më shpejt
Publik News

Rama do ta shembë teatrin sa më shpejt

Rama s’heq dorë dorë nga shembja e Teatrit Kombëtar, duke nisur me urgjencë punën për ligjin e ri dhe duke shfrytëzuar procedurën e miratimit të dekretit të Metës.

Ditën e djeshme, siç edhe u raportua, komisioni parlamentar që mori në shqyrtim dekretin e Metës e miratoi atë. Në këtë fazë, sipas pikës 2 të nenit 86 të rregullores së Kuvendit, për dekretin e Presidentit të Republikës për rishqyrtim ligji, komisioni do të duhet të shqyrtonte dekretin vetëm për çështjet e paraqitura nga Meta.

“Komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për çështjet e paraqitura nga Presidenti i Republikës dhe brenda 8 javëve nga data e fillimit të shqyrtimit paraqet raportin e tij. Ky raport përmban mendimin e komisionit dhe, sipas rastit, edhe propozime për nene të veçanta të ligjit.”, thuhet në të.  Por në qarkullim kanë dalë ato që socialistët po i artikulojnë si amendime të dekretit të Metës (Shiko dokumentin qarkullues Projekti Rama 2 )

Tani që Teatrin Kombëtar nuk arritën dot ta shembnin siç ua donte qejfi me ligjin e vjetër për shkak të shkeljes së kushtetutës, protestave të pandalshme, kthimit që u bëri presidenti dhe pengesa që ju vuri Komisioni Europian, Rama ka vënë në punë të tijët duke nisur tërësisht nga e para një nismë të re ligjore. Pra me pak fjalë, një projektligj të ri për teatrin. Çfarë fshihet pas tyre? Thënë shkoqur: Ato që po shiten për publikun si amendime të dekretit të Metës, në të vërtetë janë një nismë e re ligjore, pasi një ligj që nuk është në fuqi nuk mund të amendohet, sepse nuk ekziston.

Projektiligji i ri i Ramës është në fakt një ndryshim i atij ekzistues, siç e tregojnë edhe shënimet e socialistëve të komisionit, të cilët kanë hedhur në letër krahasimet e variantit A, të cilin Meta e hodhi poshtë dhe variantit B, të cilin mendojnë se është më i mirë. Pra, ndryshimet e projektit “Rama 1” me projektin “Rama 2”.

Faksimile e dy projekteve, “Rama1” dhe “Rama2”-shënime të socialistëve

Nga shqyrtimi i detajuar i tabelës së komisionit rezulton se projekti “Rama 2” është copy-paste i projektit “Rama 1”, me ndonjë ndryshim si palë private e përzgjedhur, ndryshe nga pala private që ishte “Fusha”, por sigurisht që teatrin do ta shembë dhe ndërtojë një palë private. Apo ndonjë ndryshim i tipit t’I shtojmë emërtimit të ligjit edhe fjalën “vlerësim”. Në këto kushte kur Rama po përpiqet të gllabërojë hapësirën e Teatrit Kombëtar mbetet e paqartë vetëm një pikë: nëse nisma e re ligjore do të votohet në kundërshtim me procesin ligjor të votimit të projektligjeve (komision nga e para, seancë, dërgim te presidenti, dekret etj etj) apo do të kalojë ditën e nesërme në seancën plenare nën emrin “votimi i amendimit të miratimit të dekretit të Metës”. Kjo do të sillte shembjen e teatrit, kësaj radhe shpejt e shpejt./Hashtag.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.