Rama do të mbledhë kabinetin e qeverisë në Dajt
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në datën 1 shtator kabinetin e qeverisë për të vendosur objektivat e punës në vijim.
Mbledhja do të zhvillhet në Dajt dhe të pranishëm do të jenë ministra, drejtues të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve.
Gjatë takimit pritet të bëhet dhe plani për vitin zgjedhor.
Kujtojmë se në datën 8 shtator do të mbahet mbledhja e parë e Asamblesë së re në Durrës. Në mbledhjen e Asamblesë pritet që të zgjidhet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



