Rama: Do të varesha nga këmbët në sheshin ‘Skënderbej’, nëse…
Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar se veprimtaria prodhuese nuk do të mbyllet ashtu siç ka ndodhur edhe në vendet e tjera të prekura nga COVID-19.
Përmes një lidhje direkte, ai ëshytë shprehur se në qoftë se kjo ndodh, atëherë ai do të ishte varur nga këmnbët tek sheshi ‘Skënderbej’.
‘Nuk mund të jetojmë vetëm me ajër, atëherë unë sot si lideri juaj do të varesha nga këmbët në sheshin Skënderbej sikur të mbyllej veprimtaria prodhuese. Kjo do të ishte vetëvrasja e drejtuar e një populli. Kush nuk e kupton këtë le të më shaj. Mjafton të mos shkel rregullat. Ama të jeni të qartë vendimi për mosmbylljen e aktiviteteve prodhuese nuk do të thotë të mos marrësh masa. Ne ishim të parët që mbështetëm mbylljen e shkollave. As Italia nuk i ka mbyllur fabrikat, as Franca nesër nuk do të mbyll asnjë aktivitet prodhuese. Kur Kina mbylli duhanin, hapi fasonet për përgatitjen e masave. Kudo është shpërndarë stoku i ashtuquajtur i askaduar ashtu si vendet që po përgatisin’, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



