E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e bën publik vendimin për Haki Çakon: Nuk e shkarkova unë,
Lajme

Rama e bën publik vendimin për Haki Çakon: Nuk e shkarkova unë,

Kryeministria ka publikuar vendimin për shkarkimin e Haki Çakos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë, ndërsa ai ka hyrë në fuqi menjëherë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës  3,  të nenit 15, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave, vendosi  z. Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e publikuar në faqen e Qeverisë.

Kryeministri Edi Rama është akuzuar disa herë si mbrojtësi i Çakos në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, edhe pse prej më shumë se dy vitesh ai është akuzuar i publikisht nga opozita. Madje Çako u morr nën hetim nga prokuroria edhe për pajisjen e përgjimit Imsi Catcher, ndërsa në atë kohë ai thjesht u pezullua nga detyra disa javë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.