E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS
Lajme

Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS

Disa dityë pasi Rama e kërcënoi pas një takimi elektoral në Shkodër, ‘që të mos luante me dy porta’, SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.

Nuk dihet ende arsyeja përse Prokuroria e Posaçme sekuestroi ceularin e kryebashkiakut të PS-së.

Kujtojmë që ditën e djeshme agjentët e BKH-së, forcat operacionale dhe FNSH-ja me urdhër të SPAK zhvilluan një operacion ditën e djeshme në Shkodër lidhur me krimet zgjedhore.

Gjatë aksionit u shoqëruan disa mbështetës të PSD-së.

Kujtojmë që Partia Socialiste u rëndit e treta në Vaun e Dejës, Bashki të cilën e fitoi PSD e Tom Doshi, ndërda PD u rëndit e dyta! Duket se Rama e ka pasur informacionin e saktë, se kryebashkiaku socialist ishte në krahun e Tom Doshit për zgjedhjet e 11 Majit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.