E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e mbron me fanatizëm Vangjush Dakon
Politikë

Rama e mbron me fanatizëm Vangjush Dakon

Nga Durrësi ku gjendet prej dy ditësh së bashku me ministrant e tij, Edi Rama, ka bërë një sulm të paprecedent me akuza të ashpëra  ndaj atyre që u ngritën në protestë kundër Velierës në Durrës. Ai I ka etiketuar mbrojtësit e ambientit dhe vlerave të antikitetit si sharlatanë, si dhe ka sulmuar edhe gjykatën, që vendosi pezullimin e punimeve në atë që u cilësua zona arkeologjike.

“Masakarada politike dhe ata sharlatanë që quhen mbrojtës të ambientit, kush e ka kundërshtuar do të skuqet, skuqje jo xhanëm se nuk e kanë më në trup kimikatin që skuq lëkurën e njeriut, kur Veliera të jetë e përfunduar. Është një ndërhyrje që transformon jo vetëm një zonë, por imazhin e një qyteti të tërë. Shpresoj që maskarada të përfundojë një orë e më parë, puna të vazhdojë dhe sezonin e ardhshëm Veliera të jetë aty si një vend që është transformuar nga ndotja, trafiku, shëmtia por edhe kthyer në magnet për të gjithë vizitorët e këtij qyteti.

Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, turpi i atyre që e kanë orkestruar dhe ata që janë bërë palë në sistemin e drejtësisë duke bllokuar, penguar, përfshirë në një histori të turpshme. Tipike si janë shumë histori kur ka diçka të re që thyen marrëdhëniet me të shkuarën dhe hap dritare, si ngriheshin në Tiranë për parkun e lodrave dhe tani cojnë fëmijët dhe vënë kapele e gjyslyke dhe venë të parku si diversantë që të mos duken se ishin ata që shkuan më parë për ta penguar, si do venë me kapele e gjyslyke në stadium, që e kundërshtonin nga një supermarket qenefesh kolektive në stadium të standardeve më të larta evropiane dhe më të bukur të Evropës”, shpërtheu Rama në mbrojtje të Velierës dhe Vangjush Dakos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.