E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e “qeras” ndjekësit ne FB me këtë imazh spektakolar, i fton të gjithë në Pallatin e Kongreseve (FOTO)
Lajme

Rama e “qeras” ndjekësit ne FB me këtë imazh spektakolar, i fton të gjithë në Pallatin e Kongreseve (FOTO)

Sot, më 17 janar shënohet 550 vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ky mëngjes për kryeministrin Edi Rama ka nisur ndërsa poston një imazh spektakolar, siç e cilëson shefi i qeverisë, imazh që tregon vulën e akteve shtetërore të Skënderbeut.

Për këtë Rama i fton të gjithë sot në Pallatin e Kongreseve për ta parë nga afër këtë imazh spektakolar.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë imazh spektakolar të vulës së akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut (që mund ta kundroni sot në sallën e krijuar enkas në Pallatin e Kongreseve, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.