E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama  duket se  vuan nga  Sindroma e pazëvendësueshmërisë!
Lajme

Rama duket se vuan nga Sindroma e pazëvendësueshmërisë!

E quan veten  të pazëvendësueshëm : Çdo lloj forme tjetër qeverisjeje, me lojtarë të vjetër e të rinj në fushë, është kërcënim për kthimin e vendit mbrapa

Kryeministri Edi Rama në një takim në Dibër në kuadër të procesit për rienergjizimin e PS, është shprehur lidershipi i forcës së tij politike është e pazëvendësueshme.

Rama tha se çdo lloj forme tjetër qeverisjeje që përfshin të tjerë në kushtet e sotme, me çfarë ka sot fusha lojtarë të vjetër e të rinj që janë më të vjetër se të vjetrit kur i dëgjon, është një kërcënim për kthimin e vendit mbrapa.

“Vitet që kemi përpara janë të vështirë për të realizuar shumë detyra në të gjitha gradat e shikimit, 360 gradë duhet të përmirësojmë dhe realizojmë gjëra si Shqipëri. Kjo kërkon lidership dhe lidershipi i PS është e pazëvendësueshme. Çdo lloj forme tjetër qeverisjeje që përfshin të tjerë në kushtet e sotme, me çfarë ka sot fusha lojtarë të vjetër e të rinj që janë më të vjetër se të vjetrit kur i dëgjon, është një kërcënim për kthimin e vendit mbrapa”, tha Rama.

Duket se Rama po jeton në një realitet paralel  dhe duke  vallëzuar mes korrupsionit dhe parave  të pista, allishverishet me Aleks Sorosin dhe oligarkët dhe  me  njé drejtësi qe ndikohet  nga qeveria e ka zënë  Sindroma e pazëvendësueshmërisë!

E quan veten  të pazëvendësueshëm : Çdo lloj forme tjetër qeverisjeje, me lojtarë të vjetër e të rinj në fushë, është kërcënim për kthimin e vendit mbrapa

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.