Rama : E refuzova propozimin e McAllister
Rama tregon për herë të parë se e prishi kompromisin: E refuzova propozimin e McAllister
04/05/2017
Kryeministri Edi Rama sot për herë të parë ka treguar se ishte ai që e prishini konsensusin e 25 prillit me ndërmjetësinë e David McAllister dhe Knut Flekneshtejn.
Duke folur për gazetarët nga kryeministria tha se, ‘nuk e kishte pranuar propozimin e bërë nga negociatorët ndërkombëtar’.
Ja çfarë thotë Edi Rama:
Vijmë tek përpjekja për kompromis. Patëm në tavolinë një platformë që u pranua nga ne në harkun e 30 sekondave, qoftë nga Ilir Meta.
Patëm një takim të mëpastajshëm me z. McAllister dhe me z. Fleckenstein dhe u realizua takimi i famshëm apo famëkeq i Pallatit të Kongreseve sepse nuk e kam ndier ndonjëherë veten më keq kur përfaqësuesit e dy partive të mëdha në Shqipëri shkojnë në dy dhoma të ndryshme me një gjerman njeri dhe me një gjerman tjetri. Kjo ishte kërkesa e Lulzim Bashës që nuk pranonte në ulej në tavolinë pa pasur dorëheqjen time përpara.
Ishin propozimet për të shtyrë zgjedhjet dhe ndryshimet në qeveri me disa figura teknike. Ilir Meta ka pranuar menjëherë, unë jam shprehur specifikisht kështu: Nuk i pranoj, as nuk i refuzoj, por jam gati t’i diskutoj nëse PD-ja pranon Vetingun dhe kam theksuar se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve përtej asaj që përcakton Kodi.
Në atë moment Lulzim Basha ka refuzuar këtë kompromis duke ikur nga Pallati i Kongreseve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



