E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e shfaq vetëm si politikani më pro Kosovës: Opozita është serbe
Lajme

Rama e shfaq vetëm si politikani më pro Kosovës: Opozita është serbe

Kryeministri Edi Rama po përdor rezolutën që pritet të miratohet sot për raportin e  Dick Martyt, për të treguar se ai është politikani më pro Kosovës.

Që në nisje të seancës, kryeministri u shfaq tepër i mllefosur, ndërsa gjatë gjithë kohës akuzon opozitën se ajo i ka futur thikën pas shpine Kosovës. Madje ai arriti deri aty sa tha që opozita është pro serbe.

Kryeministri u mundua të tregojë se vetëm kjo mazhoranca po ju del për zot shqiptarëve të Kosovës, por harroi dy elemente. Ai është kryeministri i parë shqiptar që hodhi në gjyq një kryeministër të Kosovës. Fjala është për Ramush Hradinajn. Nga ana tjetër me Albin Kurtin shkon si “macja me miun” dhe e godet sa herë i jepet rasti.

“Që ju do ta votoni rezolutën kjo nuk diskutohet, ju s’keni kuptuar asgjë dhe kjo nuk diskutohet. E sigurt është që historia del përpara. Kur mendon që e ke lënë pas e gjen përpara, siç gjen sot përpara ky parlament bishtin e shtrembës që vajti në Asamble të PD dhe me urdhër nga Baca i madh hapi rrugë për të gjithë këtë poshtërim. Jo se do ta ndalonte, mbase, por nuk duhej të përfshihej”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend e krahasoi opozitën me një tufë varkash druri që kërkon të përballet me PS-në që është një anije.

“Adem Jashari nuk ka nevojë për lëvdatat e tuaja, por të mbrohet nga ky raport. Është bërë pis gjaku i atyre. Tani ju miratoni rezolutën. Nuk keni asnjë rrugë tjetër. Ju nuk keni kuptuar asgjë nga gjithë ato vite që keni qenë në pushtet. Një gjë është sigurt, historia të del para. Një gjë, historia e ka thënë shumë qartë, se PS ka një bilanc absolut në raport me interesin kombëtar, absolut. Bilanci i asaj që quhet PD, pasi sot është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja se përballeni me anije. Oqeanin ta harroni, por do harroni dhe Gjibraltarin dhe Adriatikun, mbajeni mend se mua më dalin fjalën. Ju e keni thikën në gojë sa herë që ju duhet t’ia ngulni Kosovën”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.