E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e shkarkoi nga detyra 5 ditë pas ngjarjes
Lajme

Rama e shkarkoi nga detyra 5 ditë pas ngjarjes

Berisha: Paratë nuk janë vetëm të Alda Klosit por…

Ish kryeministri Sali Berisha foli pë grabitjen në banesën e Alda Klosit nga pastruesja e Rozeta Dobit.

Ai u shpreh se qeveria po bën gjithçka për të mashtruar qytetarët në këtë hetim ndërsa shtoi se paratë e gjetura në banesën e pastrueses janë të inceneratorëve.

“Nëse është histori eurosh në dyshek atëherë përsëri është një bashkëpunim mes Aldës dhe Rozetës. Pse e tek do thoni ju, ndodhi ky bashkëpunim? Arben Ahmetaj është kandidat për kokërr të burgut. Pas Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçit, Arben Ahmetaj është kandidati më i plotë për kokërr të burgut.

Alda dilte në radar në interceptimet e përgjimeve telefonike. Qeveria po bën gjithçka për të mashtruar qytetarët në këtë hetim. Shifra 120 mijë euro u caktua nga qeveria për t’u thënë nga Alda kurse ajo siç e dini që vetëm rastësisht u zbulua shuma e madhe në tubat e aspiratorit, sepse u treguan të pakujdesshëm në bisedat telefonike. Ata të gjitha janë paratë e Aldës, Arben Ahmetaj dhe Edi Ramës. Ato janë paratë e djegësve. Edi Rama e ka shkarkuar atë me datë 20 në mënyrë që ajo të mos largohej nga detyra si zyrtare e lartë. Nuk ka njeri që beson që ajo gjeti kodin. Aq më tepër kur ajo do kishte marrë një specialist për dekodimin, gjurmët do të ishin aty. Kamerat do të tregonin gjithçka. A ka një gjë të tillë?

Nuk ka një gjë të tillë. Kemi të bëjmë me një bashkëpunim me Aldës dhe Rozetës për të larguar paratë nga shtëpia e Aldës qofshin ato në pasaportë, qofshin ato në dyshek. Fytyra e vërtetë e qeverisë është Alda e cila vjen me një apartament dhe përfiton disa apartamente. Kushedi sa para ka ajo në Dubai. Nuk ndodh ndonjëherë. Skandale të tilla të paimagjinueshme. Ka shpërthyer thotë populli vjedhja për fushë. Iu hoq kapaku pusetës së llumit të kësaj qeverie. Euro dhe vjedhje kudo. Nuk është më pak demonstrativ, akti i pashembullt i Erion Velisë, i cili pasi u kurorëzua na Kalanë e Gjirokastrës, tani ai kalon në një akt tjetër nuk i beson më as vëllait. Tani në vjedhje përjashton edhe vëllanë”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.