E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e ‘shtrëngoi’ kaq shumë Salillarin, sa i dha 8 mln euro që kur i kapi pallatin pa leje
Publik News

Rama e ‘shtrëngoi’ kaq shumë Salillarin, sa i dha 8 mln euro që kur i kapi pallatin pa leje

Klodian Tomorri

Nga e thëna në të bërë.

“Ne do ta shtrëngojmë akoma më shumë politikën kundër ndërtimeve pa leje, apo shkeljeve të lejeve të ndërtimit. Se deri tani na ka prishur punë llumi i prokurorëve dhe policëve, qe ja u mbyllin çeshtjet me lekë të kamurve,”- tha kryeministri. Kjo është propaganda. Tani shikoni faktet.

Doli qeveria para dy javësh dhe tha që kemi kapur Salillarin me pallat pa leje. Doli e tha vete. Nga ajo datë e deri më sot i ka dhënë 8 milionë euro tendera. 8 milionë euro tendera për më pak se 10 ditë. Pra i kapën pallatin pa leje, pastaj ja shtrenguan aq shumë politikën sa i dhanë 8 milionë euro kontrata për të rregulluar llaçin e kalasë së Ali Pashës dhe pistën e garave në Elbasan.

Tani, popullit i ka mbetur t’i lutet Kryeministrit, aman mos e shtrëngo më shumë politikën e ndertimeve pa leje se nuk mbajmë dot. Se është një risk i madh, që këtij biznesmenit në fjale t’i japin një kontratë 300 milionë euro pas ca ditësh. Domethenë t’ia shtrëngojnë edhe më shumë.

Ndërkohë, Advance Business Solutions, kuçedra që thith paratë e AKSHI-t dhe që ka patur kontratat më të mëdha për sigurinë e sistemeve qeveritare, (shumica sekrete) sot mori një kontratë tjetër 5.3 milionë euro nga AKSHI.

Pse nuk u doli asnjëherë emri kompanive që ishin përgjegjëse për sigurinë e serverave të qeverisë? Pse nuk iu kërkua asnjë përgjegjësi këtyre kompanive sepse keto kanë marrë qindra milionë euro për sigurinë e serverave? Pikërisht kjo kompania ishte një nga arsyet. Se gjurmët çonin afër, por shumë afër, vendit që nuk duhet të çonin.

Mos ja u shtrëngoni shumë këtyre, por lironi ata mijëra fakira që keni futur në burg për ndertim kotecesh të paktën se gjynah.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.