E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e thotë hapur: Kush nuk paguan dritat, s’do ketë drita!
Publik News

Rama e thotë hapur: Kush nuk paguan dritat, s’do ketë drita!

Kryeministri Edi Rama tha se mospagesa e dritave nga qytetarët apo subjektet e biznesit, nuk negociohet.

Kreu i qeverisë u tregua i qartë duke thënë troç që kush nuk paguan dritat nuk do ketë drita. Sipas Ramës, falja e kamatvonesave është e mjaftueshme.

“Taksat dhe sigurimet do paguhen. Se përndryshe nuk shkojmë dot përpara, dhe do përfundojmë në ndonjë gropë që as korona nuk na gjen dot. Kush nuk paguan drita nuk do ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos. Mospagesa e dritave krijon një zinxhir problemi për të gjithë. Mospagesa e dritave nuk negociohet. Pikë. Kemi fshirë kamatvonesat. Kush thotë s’kam mundësi të paguajë, të fillojë të kursejë. Nuk kemi luksin të futemi prapë në një krizë energjitike dhe të merremi me OSHEE…”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.