Rama emëron Drejtorin e AKU me diplomë te ”Universiteti Kristal”
Kush është drejtori i ri me diplomë juristi te ”Kristal” që u emërua sot nga Rama
”Vendim nga mbledhja e Këshillit të Ministrave sot: Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i AKU Dritan Sejko dhe në vend të tij emërohet Agim Ismaili, ish-nëndrejtor i përgjithshem i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.”, kaq ka mjaftuar nga njoftimi qeveritar për të shkuar më tej.
Kush është drejtori i ri i emëruar sot dhe pse u shkarkua Dritan Sejko emëruar nga PDIU?!
Kush është Agim Ismaili për të cilin Rama ”kryqëzoi” Dritan Sejkon?! Nga një hulumtim i thjeshtë i CV-së së tij rezulton se Ismaili ka marrë një diplomë te ”Universiteti Kristal”, i cili nuk ekziston më, duke u mbyllur me vendim të Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë që anglishten e ka mësuar te Fondacioni Soros.
Drejtori i ri ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



