E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama emëron në krye të UKT-së, Skerdi Drenovën
Lajme

Rama emëron në krye të UKT-së, Skerdi Drenovën

Rivale e Erion Veliajt, Belinda Balluku shtrin “tentakulat” në Bashkinë e Tiranës?

“Loja” me postin e drejtorit të UKT-së, si u vendos në krye njeriu i saj

Pas arrestimit të Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë ka filluar operacioni “fshesa” për largimin e njerëzve të tij të besuar nga institucioni vendor.

Ina Goxhaj, të cilës Veliaj i dërgoi firmën, por që më pas u tërhoq, si edhe Alban Dokushit, radhën e kishte drejtorit i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT)/

Kostandin Budurushi u emërua nga kryebashkiaku vetëm pak kohë para se të arrestohej nga SPAK, por kryetarja në detyrë Anuela Ristani e ka hequr nga detyra.

Ky vendim raportohet se ishte një “hakmarrje” nga ana e Ristanit, pasi Kostandin Budurushi kishte shkarkuar nga puna bashkëshortin e saj, Bledi Çikopana, një ish-punonjës i UKT-së.

Në krye të UKT-së, Anuela Ristani kishte planifikuar të emëronte Kujtim Nanaj, një të besuar të bashkëshortit të saj dhe të ish-drejtorit të UKT-së Elton Kacidhes.

Por në momentin e fundit Edi Rama, i cili konsiderohet si kryebashkiaku “de facto” i Bashkisë së Tiranës, ka ndërhyrë duke emëruar në krye të UKT-së, Skerdi Drenovën.  Ndërkohë, Kujtim Nanaj është emëruar në postin e nëndrejtorit të UKT-së.

Drejtori i ri UKT-së, Skerdi Drenova ka mbajtur disa poste të rëndësishme në institucionet në varësi të Mininistrisë dhe Infrastrukturës dhe Energjitikës, së drejtuar nga Belinda Balluku, ndaj mendohet se kjo është një shtrirje e “tentakulave” të saj në Bashkinë e Tiranës që de jure drejtohet nga rivali i saj brenda partisë.

Që prej Janarit të vitit 2019, Skerdi Drenova ka mbajtur postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), deri në Janar të këtij viti, kur Balluku vendosi ta shkarkonte nga kreu i OST-së dhe e emëroi në postin e drejtorit tek “Albgaz” sh.a. e cila është një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.