E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Fajin për çmimin e naftës e ka Berisha
Lajme

Rama: Fajin për çmimin e naftës e ka Berisha

Ditën e sotme Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë një komunikim me gazetarët ku tema kryesore ishte, çmimi i lartë i naftës në vend. Sipas Ramës çmimi i lartë i karburantit në vendin tonë është pasi qytetarët paguajnë edhe taksën e qarkullimit.

Si shkakun e kësaj gjëje kryeministri e ka argumentuar me faktin se integrimi i taksës së qarkullimit në çmimin e naftë është bërë që në qeverinë e kryeministrit Berisha.

“Në çmimin e karburantit në Shqipëri është brenda e gjithë struktura e taksës së qarkullimit e kështu me radhë. Nëse i ndajmë këto siç i kanë vendet e tjera, ku paguhet dy herë, atëherë vijmë në parametrat mesatarë të çmimit kudo. Pra në vendet e tjera paguhet dy herë. Si ta shpjegoj këtë.

Shkohet paguhet veç taksa e qarkullimit. Këtu është e integruar që në qeverinë e paraardhëse dhe është nga të paktat gjëra të mençura që ka bërë qeveria paraardhës

Në tërësinë e vet nuk i kushton më shumë qytetarit këtu sesa jashtë. Sepse jashtë paguhet veç, është një çështje strukturore e çmimit”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.