E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Faleminderit Don!
Lajme

Rama: Faleminderit Don!

Deklarata e ambasadorit Lu për Tahirin

Ka reaguar menjehere kryeministri Edi Rama per deklaraten e dhene vetem pak me pare nga ana e ambasadorit amerikan ne vendin tone, Donald Lu. lidhur me çështjen “Tahiri”. Sipas Rames, mesazhi i Lu eshte i qarte per te gjithe shqiptaret qe duan drejtesi.
“Faleminderit Don?Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre”-shkruan Rama ne faqen e tij ne FB.

Paraditen e sotme, teksa pranoi se nuk eshte ai qe duhet te thote nese Tahiri eshte apo jo fajtor, ambasadori Lu dha kete koment per ceshtjen ne fjale:

‘Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë.

Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëzqë votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjësia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësine’ tha Lu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.