E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama falenderon Lulzim Bashen
Publik News

Rama falenderon Lulzim Bashen

Po Hakin  Çako a ka pak  përgjegjësi?!

“Duhet të thuhet sot, se opozita luajti një rol real në shkundjen tonë karshi këtyre problematikave. Nëse sot ne jemi në një ofensivë totale dhe me rezultate të paimagjinueshme kundër kanabisit, e kotë të mohohet se edhe opozita pati kontributin e saj”, tha Rama, duke i njohur më në fund një kontribut madhor opozitës, të cilin njësoj si me median e pa kapur prej tij, ia ka mohuar deri përpara marrëveshjes së 18 Majit.

Pas këtyre elozheve, në fytyrat e deputetëve demokrat u shfaqën hapur shenja kënaqësie, por çështja është se pasi Rama e pranoi realitetin e kanabizmit të vendit, duhet të na tregojë edhe përgjegjësit.

Meqenëse Haki Çakon me gjithë shpurën e drejtorëve të tjerë i ka sërish të blinduar në të njëjtat pozicione, opozita pasi të kalojë valën e vetëkënaqësisë që u dhuroi sot Edi Rama duke u njohur këtë kontribut, duhet të kujtohet edhe ta pyes; Po përgjegjësit, cilët janë?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.