E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama fillon sulmet ndaj partive të reja
Lajme

Rama fillon sulmet ndaj partive të reja

Nuk i dalin llogaritë në sondazhe

Kryeministri Edi Rama si rrallë herë ka shafaqur ditën e sotme në rubrikën e tij në rrjetet sociale “SY m’SY”, edhe frikën për partitë e reja që po përgatiten seriozisht të hyjnë në skenën politike shqiptare.

Duke parë edhe sondazhet e fundit në televizionet shqiptare ku partia e Shehajt, Lapajt dhe Qorit janë në garë për të hyrë në Kuvend, ai ka nisur edhe sulmet e para të drejtpërdrejta ndaj tyre, që deri sot i ironizonte ose nuk i konsideronte fare.

Sot kreu i PS, që është konsumuar prej 12 vitesh në pushtet, i cilësoi këto parti të reja si “shëmbëlltyra që kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare”.

“Kandidati më i ri dhe më i vjetër këtu jam unë, në kuptimin e energjisë. Në listat e PS-së gjen më të rinjtë dhe ata me eksperiencë. “Duhet një parti e re?” imitacione të një partie që ishte e treta dhe e vërteta deri dje që u bë barra dhe halli i shqiptarëve, për këto nuk ka nevojë Shqipëria, pasi janë vetëm shëmbëlltyre që kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare”, u shpreh Rama.

Ai u shpreh se është “kandidati më i ri dhe më i vjetër”, duke iu referuar energjisë dhe eksperiencës që sipas tij bashkohen në listat e Partisë Socialiste.

“Duhet një parti e re?” – citoi Rama një komentues, duke shtuar se Shqipëria nuk ka nevojë për “imitacione të një partie që deri dje ishte e treta e vërteta, e sot është bërë barrë dhe hall”.

Prej disa muajsh në Shqipëri ka nisur të ndihet një rritje e ndjeshme e interesit publik ndaj partive të reja politike, një zhvillim që lidhet me pakënaqësinë e qytetarëve ndaj partisë në pushtet dhe Partisë Demokratike.

Në sfondin e një krize të gjatë besimi në klasën politike dhe mungesës së reformave të ndjeshme, qytetarët veçanërisht të rinjtë dhe diaspora po shohin tek partitë e reja një mundësi për ndryshim dhe përfaqësim ndryshe.

Ky shqetësim i Ramës është pasqyruar edhe në sondazhet e fundit të publikuara nga disa televizione kombëtare, ku partitë e reja kanë arritur përqindje të konsiderueshme mbështetjeje, sidomos në qarkun e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama i është  përgjigjur akuzave të ngritura nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë Kongresit të Partive Popullore Europiane (PPE) të mbajtur në Spanjë.

Në fjalën e tij, Rama ironizoi pjesëmarrjen e Berishës në kongresin e PPE, duke e quajtur atë një “mbledhje të partive simotra të kënetës”, ndërsa akuzat për blerje votash, punësime elektorale dhe abuzime me pushtetin i cilësoi si “fletërrufe të zakonshme që qarkullojnë pas çdo humbjeje”.

“Dje ra boria e parë e humbjes, në një mbledhje diku në Spanjë… Këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty nisi avazi: blerje votash me lekë dhe kanabis, punësime elektorale, favorizime, kërcënime ndaj kandidatëve të opozitës – të gjitha broçkulla të stërpërsëritura”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se çdo denoncim duhet të trajtohet nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion, dhe akuzoi opozitën se përpiqet të ushqejë presion publik mbi prokurorët për të prodhuar hetime të detyruara.

Kreu i qeverisë komentoi edhe kontratën e lobimit të PD-së me vlerë 6 milionë dollarë, duke thënë se “7×7 nuk bëjnë 6 milionë për ne, por për ata që pinë ujë këneta, mund të bëjnë edhe 6 miliardë”.

“Del me paturpësi edhe ndonjë kukumjaçkë e kënetës dhe thotë: ‘e mo s’ka gjë, se aq bën një verë që pi Edi Rama’”, shtoi kryeministri, duke ironizuar komentet e opozitës në rrjete sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.