Rama flet nga Shijaku: Banesat falas, do bëhet qytet turistik.
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e prekur nga tërmeti në Shijak ka bërë të ditur se banesat e reja që do ndërtohen do jenë falas.
Rama ka krahasuar me tërmetet në Itali, teksa ka thënë se në vendin fqinj, familjet e prekura një pjesë të ardhurave e kanë paguar me kredi.
Por Kryeministri tha me programin e rindërtimit Shijaku do shndërrohet në një vend turistik.
Ai tha më tej se shumë persona nuk e besojnë, madje edhe bashkëpunëtorët e tij kur ka qene rasti i Belshit, për të cilin tha se tashmë është një vend me potencial për turizmin.
Rama tha se ai ëndërron me sy hapur, por duke besuar ato ëndrra behën realitet.
“Ne mendojmë që kjo është një mundësi e madhe për t’i dhënë ekonomisë një mundësi të re. Nëse Shijaku mori një vëmendje pas rilindjes urbane, rindërtimi do ta bëj Shijakun pjesë të vizituar gjatë gjithë sezonit turistik.
90 % e pallateve ekzistuese do ndërtohen nga e para, edhe mjediset tregtare, baret, kafetë do jenë më një cilësi tjetër.
Çfarë të investosh në ato pallatet e tjera, duke hap penxhere.. Shumë turistë do vijnë në Shijak për turizëm dhe për një darkë.
Unë tregoj shumë nga ato që janë ëndrra që i shoh me sy hapur, por ato pak nga pak realizohen, por të tjerët i quajnë si përralla.
Kur unë thosha që Beleshi do behet vend turistik, por edhe bashkëpunëtorët e mi që ishin pjesë e kësaj përpjekje, ky këtu e teproi se po ja fut kot. Kështu thoshin dhe për Pukën, dukeshin si ato fjalimet elektorale. Kalo, pallo me rrena dhe vazhdo fushatën”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



