Rama flet pas takimeve në Berlin: Mesazhi ishte i qartë …
Takime shumë pozitive i ka cilësuar kryeministri Edi Rama, takimet e zhvilluara sot ne Berlin me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul.

Me nje shenim ne rrjetin social Twitter, ne mbyllje te takimeve te zhvilluara, Rama thekson se mesazhi i dhene ishte i qarte: Shqiperia meriton celjen zyrtare te negociatave.
“Dy takime shumë pozitive mbi Shqipërinë me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul. Mesazh i qartë: Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim”- shkruan Rama.
Ne vijim te takimeve ne Berlin, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Partisë Socialdemokrate Andrea Nahles.
Burime nga kryeministria bejne me dije se ne kete takim eshte diskutuar procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Kryeministri e njohu Nahles me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe pritshmërinë për një përgjigje pozitive nga vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave”- thuhet ne njoftim.
Nderkohe qe Nahles mesohet se e ka siguruar Ramen për mbështetjen e pakushtëzuar të grupit socialdemokrat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
“Liderja e partisë socialdemokrate, njëkohësisht dhe kryetare e grupit parlamentar, përgëzoi Kryeministrin për reformat e ndërmarra dhe u shpreh besimplotë për një vendim pozitiv në qershor”- thuhet ne njofim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



