E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për THETHIN: Nuk i premë në besë!
Lajme

Rama flet për THETHIN: Nuk i premë në besë!

Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth hyn në ditën e 7-të  Banorët kërkojnë dialog, jo shkatërrim

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e shtatë, ndërsa tensionet në këtë zonë turistike vazhdojnë të mbeten të larta. Deri më tani, mbi 70 struktura janë shembur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), i mbështetur nga forcat e policisë.

Ndërkohë, banorët nuk kanë ndalur përpjekjet për të ndalur fadromat. Një zhvillim i veçantë ndodhi para Kishës së Thethit, ku u mblodh Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë që u rikthye në përpjekje për të gjetur një zgjidhje mes komunitetit dhe autoriteteve. Banorët shprehën indinjatën ndaj mënyrës se si po zbatohet ky aksion dhe kërkuan një dritare dialogu me institucionet shtetërore.

“Këto shtëpi nuk janë vila luksi, janë bujtina prej druri që përfaqësojnë jetën dhe mundin tonë. Nuk kërkojmë të shkelim ligjin, por të dëgjohemi dhe të trajtohemi me dinjitet”, tha Zef Vladi, banor i njohur i zonës.

Banorët theksojnë se ndërhyrja po ndodh në kulmin e sezonit turistik, duke dëmtuar rëndë ekonominë e tyre, e mbështetur thuajse tërësisht tek turizmi malor. Ata paralajmërojnë se pas shembjes fizike të godinave, ajo që do të mbetet do të jetë një plagë sociale dhe ekonomike për Thethin dhe Shalën.

Nga ana tjetër, autoritetet e IKMT-së thonë se ndërhyrja është pjesë e një aksioni kombëtar për të kthyer ligjshmërinë dhe për të mbrojtur trashëgiminë natyrore e kulturore të zonës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.