E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për vaksinimin e të moshuarve kemi hyrë në fazën finale të kësaj lufte
Publik News

Rama flet për vaksinimin e të moshuarve kemi hyrë në fazën finale të kësaj lufte

Kryeministri Edi Rama thotë se nisja e vaksinimit masiv të të moshuarve është një nga ditët më të bukura të jetës së tij politike.

edir-ama-1-770x409

 

Gjatë një aktiviteti në Kombinat ku janë firmosur kontratat për banesat e reja të banorëve, Rama tha se sot kemi hyrë në fazën finale të kësaj lufte.

“Kjo e sotmja është një nga ditët më të bukura të jetës time politike. Mbase më e bukura. Është shumë më tepër se sa çdo ditë e çdo fitoreje zgjedhore. Sepse sot ka nisur çlirimi nga ankthi në shpirtin e mijëra gjysheve dhe gjyshërve të këtij vendi që për shkak të rrezikut të madh që i kërcënon në këtë kohë të mallkuar kur bota përballet me armikun e padukshëm, kanë qenë të detyruar që të mbyllen brenda.

Sot kemi hyrë në fazën finale të kësaj lufte. Faktikisht nga sot, çdo ditë është një hap kolosal drejt fitores mbi këtë mortje, që prej 1 viti e kusur e ka ndryshuar rrënjësisht kuptimin e jetës sonë dhe ka penguar çdonjërin prej nesh që të marrë frymë thellë për të parë të ardhmen. S’ka kënaqësi më të madhe se sa të shohësh mijëra e mijëra gjyshe dhe gjyshër që të marrim vaksinën.

Politika është kur i bën gjërat kur bashkë si bën dot. Kur politika bie në duar të këqija, si bën dot. Këto gjëra pa politikën s’do bëheshin dot kurrë. Pa politikën muri i BE nuk do të çahej. Kjo është arsyeje se politika është e domosdoshme dhe po aq e domosdoshme sa kur zgjedhin të bëjnë lidhjen e dritave”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.