Rama flet për zgjedhjen e kandidatit për President, Bajram Begaj: Ishte një proces jo i lehtë, për një figurë që do përmbushë kërkesa shumë specifike
Edi Rama flet në mbledhjen e grupit parlamentar socialist për kandidatin për President, Bajram Begaj:
“Ajo që mund të shtoj është thjesht të falënderoj të gjithë anëtaret e grupit parlametar për kontributin e dhënë në këtë proces.
Një proces që për natyrën e vet është jo i lehtë, për shkak se si e kemi diskutuar në më shumë se një rast bëhet fjalë për të identifikuar një figurë e cila do i përmbushë kërkesa shumë specifike por në të njëjtën kohë për të garantuar edhe respektin dhe mos cënimin e të gjithë kandidatëve potencialë në një proces diskutimi që kthehet në një thashethemnajë e merr rrugët e pazarit mediatik”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



