Në fjalën e mbajtur gjatë Samitit të Diasporës Kryeministri Edi Rama është treguar i hapur për dialog me opozitën.
Rama i ka bërë ftesë kreut të PD-së Lulzim Bashës dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit me fjalët që iu drejtua edhe studentëve në muajin dhjetor, kur këta të fundit kishin bojkotuar mësimin.
‘Lavdi zotit koha kur vendoste partia ka kaluar. Kam dëgjuar të thuhet herë pas here në media droga-droga-droga, por drogën nuk e solla unë, drogën e gjeta kur erdha. Lazarati kanë qenë aty dhe ju dhe fëmijet tuaj mund të mos dinit ku është Burreli, mund të mos dinit ku ishte Cerriku, por të gjithë tre emra i dinit, dinit ku është Vlora, Tirana dhe Lazarati. Lazarati ishte fusha e parë e betejës sonë dhe sot po ju them se jemi nën akuzë jo sepse kjo është e vërteta, por sepse shqiptarët janë vënë kundër shqiptarëve. Atyre që sot janë të ftuar dhe nuk ishin këtu unë iu the vetëm një gjë: Kur do flasim?’, tha Rama.
Ndërsa Edi Rama është zhdukur nga Tirana prej gati një muaji, që kur populli dhe opozita ka zbritur në shesh, sot nga një samit i improvizuar diaspore në rrethinat e Tiranes, Rama i është drejtuar Lulzim Bashës me pyetjen që drejtonte për studentet: Kur do flasim?
Por përgjigjen Edi Rama e ka marrë pa e bërë këtë pyetje.
E ka marre nga blloku i liderëve të opozitës: Me 5 dhe 16 Mars dil e fol me popullin që do të rrethojë Kuvendin dhe zyrën tënde ku po qeverisë falë Gjushit, Lalës, Avdylajve, Habilajve, etj.



