Rama fton të rinjtë e FRPD-së në podkastin e tij : Jam i lumtur që…
Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podkastit “Flasim” ka ftuar të rinjtë e FRPD-së.
Rama është shprehur se kjo është ndeshja e kthimit, pasi e ftuan të hidhte valle në gojën e ujkut edhe ai po bën të njëjtën gjë.
Kryeministri theksoi se tre përfaqësuesit e FRPD të Vlorës janë trima dhe nuk iu bën syri tërr, edhe pse kanë marrë kritika nga kampi opozitar.
“Sot është ndeshja e kthimit, pasi u ftova të hedh valle në gojë të ujkut kam ftuar ata që më ftuan të hedhin valle në gojë të ujkut. Jam këtu me tre përfaqësues të rinisë opozitare. Jam i lumtur që më është dhënë mundësia që të shoh pushtetin tonë vendor përmes syve të tyre.
Ata janë vlonjatë, janë trima, nuk iu bën syri tërr”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



