Rama gallatë me sallën: Puka thoshte kur do ikë ky palla i gjatë, se na mbyti në 2 metra rrena
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të rindërtimit u ka thënë banorëve se pasi të marrin çelësat e shtëpive ajo do të jetë pronë e tyre ndryshe nga ç’ndodh në vende të tjera, dhe këtu ka sjellë shembullin e Italisë.
Ndërkaq më tej kryeministri ka thënë se pasi të përfundojë rindërtimi Thumana do të bëhet vend turistik dhe kjo është një përrallë që sipas tij do bëhet realitet. Më pas Rama ka treguar një batutë me të cilën shkriu gazit sallën. “Thumana do jetë vend turistik… Tani mua kjo më duket si përllaë. Përrallat e mia dalin, të jeni të sigurt që dalin… Kur thosha unë që Puka do jetë vend turistik Puka thoshte kur do ikë ku palla i gjatë, se na mbyti në rrena, se dy metra rrena ske çi duron… Shkoni në Pukë tani. Edhe në Belsh… pse e kujtoj Pukën dhe Belshin…”, tha Rama.
Pjesë nga fjala e kryeministrit:
Ju do i merrni këto shtëpi siç nuk i merr askush. Në Itali ku rindërtohen shtëpitë, një pjesë e ke dhuratë një pjesë e ke me kredi. Jo. Ju merrni çelësin dhe e keni tuajën. Truallin e shtëpisë së vjetër do ta mbani ju është i juaji.
Do jetë në dispozicion për ju da përdorni për kopshtari, për bujqësi por jo më të rrijë shtëpia atje. Ka tipa, burra që thonë e dua aty ku jam se aty kam unë lopën delet e pulat. E vërteta është se aty i ke por nëse qëndron tek shtëpia aty ku je, ti duhet për 1 matje tensioni apo vizitë të marrësh rrugën për veten dhe familjen deri te qendrat shëndetësore. Shërbimet do i keni larg etj. Nëse ti afrohesh të gjitha do i kesh aty. Edhe shkollën, çerdhen, parkun.
Thumana do jetë vend turistik… Tani mua kjo më duket si përllaë. Përrallat e mia dalin, të jeni të sigurt që dalin… Kur thosha unë që Puka do jetë vend turistik Puka thoshte kur do ikë ku palla i gjatë, se na mbyti në rrena, se dy metra rrena ske çi duron… Shkoni në Pukë tani. Edhe në Belsh… pse e kujtoj Pukën dhe Belshin…
Do thoni ju kush do vijë në Thumanë të shtunë dhe të dielë pastaj ta shikoni… Se zona që do ndërtohet do ketë parametra komplet ndryshe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


