Rama : Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut, jo çështje e Gjykatës Kushtetuese
Është materie që ka mbajtur bashkë dy popuj shtetformues
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, mendimtari dhe politikani i madh shqiptar. Rama tha në fjalën e tij, se ëndrra e tij më e madhe ishte integrimi i popullit shqiptar në sistemin e vlerave perëndimore.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatin për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Kreu i qeverisë shqiptare tha se gjuha shqipe nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese atj, por është materie që ka mbajtur bashkë dy popuj shtetformues.

“Është në një kontekst të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them që ata që besojnë në Gjykatën Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim, por unë mendoj se çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është çështje e ligjeve apo vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme se partitë politike zgjidhen 1 herë në 4 vjet dhe herë janë në një anë herë në tjetrën, por gjuha shqipe në Maqedoninë e veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve. Në një sens si ai që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën e tij më të madhe, në sensin e integrimit të dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriu në sistemin e vlerave perëndimore, politike etike e kulturore” tha Rama.
Kujtojmë që më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut do të diskutojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili parasheh që përveç gjuhës maqedonase, gjuha shqipe të përdoret në të gjitha institucionet dhe veprimet e qytetarëve para të gjitha organeve shtetërore.
Edhe pse ligji është pjesë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, e cila kishte për qëllim uljen e tensioneve etnike në vend, zbatimi i tij për më shumë se dy dekada vazhdon të shkaktojë polemika serioze politike dhe ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



