Rama “godet” Fevziun: Te politika je i fortë, po këtu je i dobët shumë…!
Emisioni “Opinion” ka transmetuar këtë të enjte seritë “Off record” të shkëputura nga puntatat e vitit të kaluar dhe ajo që ka rënë dukshëm në sy ka qenë një moment kur kryeministri Edi Rama, përpara intevistës, ka “ngacmuar” gazetarin Blendi Fevziu.
Disa minuta përpara nisjes së intervistës live, kryeministri i ka thënë Blendi Fevziut që të fokusohet më së shumti tek politika, pasi tek çështjet ekonomike është mjaft dobët… një ironi e vërtetë kjo, pasi për vetë kryeministrin nuk janë të paktë personat që thonë se edhe ai “nuk është i fortë” në ekonomi, ndryshe nga ç’ndodh me të qenit njeri politik.
Për më tepër shikoni videon dhe dialogun mes Fevziut e Ramës:
Rama: I ka ngel hatri me mua keq, se di ku e ka hallain.
Fevziu: A të thashë cakto kë të duash, çfarë të na mbetet marrim ne.
Rama: Ndize atë ekranin atje, ma respekto këtë të lutem.
Fevziu: Ej i duhen bërë kopje Lulit vërtet.
Kryeredaktorja: Ej bëji një kopje vërtetë që të përmirësojmë bashkëqeverisjen.
Rama: Gjithmonë gabon kur futesh tek ekonomia, se pashë që kishë bëre pyetje për ekonominë. Tek politika je i fortë por tek ekonomia je dobët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



