RAMA HAP PUNIMET NË AEROPORTIN E KUKËSIT, ZBULOHET SA DO TË KUSHTOJË
Nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një videolive në Facebook, ku shihet me ministren e Infrastrukturës Belinda Ballukun dhe me inxhinierët.
Sipas planifikimeve, punimet duhet të mbarojnë për 24 muaj, pra për dy vjet, ndërkohë që i gjithë aeroporti është planifikuar të kushtojë rreth 10 milion euro.
‘Nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të ri ndërkombëtar “loë cost”, i cili parashikohet të tërheqë rreth 300 mijë pasagjerë vitin e parë, për të arritur në vite në 1 milion pasagjerë, duke krijuar nga ana tjetër rreth 12 mijë vende pune në zonë si rezultat i aktivitetit të gjerë ekonomik që sjell aeroporti në jetën e një zone’, shkruan kryeministri krahas videos.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



